“Pse ia bëre gruas sime ‘add’ në Facebook?” – burri kërcënon një person dhe bie nën pranga

Një ftesë miqësie në rrjetin social “Facebook” u bë “mollë sherri” mes dy personave në Gjakovë.

Siç shkruan Sinjali, bashkëshorti F.S, kishte shkuar te një person tjetër, në shtëpinë e këtij të fundit, për t’i kërkuar llogari lidhur me “add-në” në këtë rrjet social.

Gjilan / Fillojnë kërcënimet ndaj pronarit të marketit në Gjilan që lajmëroi se nga sot e tutje nuk shet më produkte serbe
Ngjau kjo në rrugën “Lekë Dukagjini” në Gjakovë, teksa personi i kanosur lajmëroi rastin në polici.

Por, sipas mediumit respektiv, duke u thirrur në burimet brenda Prokurorisë, thotë se me të kërcënuar, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

I njëjti u arrestua më pas, por në testin e alkoolit doli pozitiv.