I mori para për ofrim të shërbimeve shpirtërore, arrestohet i dyshuari

Një i dyshuar është arrestuar dje nga policia në Malishevë, nën dyshimin se i njëjti nga një grua ka përvetësuar një shumë parash kinse se i ka ofruar shërbime shpirtërore duke e shantazhuar dhe duke i kërkuar para motrës së saj.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse i janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: disa fletore me shënime, dy telefona celularë, një CD, dokumentacione të biznesit, fatura të ndryshme dhe një shumë e të hollave, njofton Klan Kosova.

Sipas raportit 24 orësh të policisë me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.