I moshuari hidhet nga kati i dytë i shtëpisë, rëndë në spital

Një i moshuar në qytetin e Korçës është hedhur nga kati i dytë i një banese. Nga të dhënat e para mësohet se i moshuari është dërguar drejt spitalit rajonal, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë “BalkanWeb” ka mësuar se i moshuari Spiro Ravoniku jetonte i vetëm në shtëpi.

Ende nuk dihet nëse ka qenë një tentativë vetëvrasjeje apo rënie nga pakujdesia, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.