I moshuari i shkon në banesë dhe e godet me thikë 56 vjeçarin shqiptar

Një sherr për motive banale këtë të dielë të Kurban Bajramit ka sjellë plagosjen e një 56 vjeçari në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kodër-Kamëz, ku një i moshuar e ka goditur 56 vjeçarin me thikë në banesën e këtij të fundit. Shtetasi 68 vjeçar, i identifikuar me inicialet J.V, ka shkuar në banesën e 56 vjeçarit me inicialet F.L dhe pas një konflikti për motive të dobëta e ka goditur me thikë

Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” “shtetasin J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.

Shtetasi J.V, rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit F.L, 56 vjeç, dhe pas një konflikti për motive të dobëta, e kishte plagosur me mjet prerës (thikë). Shtetasi F.L, pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.