Ibrahimoviç e kap për fyti portierin kundërshtar (video)

Nuk ka mjaftuar Zlatan Ibrahimovic që LA Galaxy të evitojë një humbje prej 0 – 2 nga New York City në MLS.

Suedezi, i cili ka bërë mirë këtë sezon me nëntë gola të shënuara në 10 ndeshje, nuk ka arritur ta gjejë rrjetën kundër New York City.

Edhe pse nuk u regjistrua në listën e golashënuesve, Ibra arriti të lë gjurmë dhe të bëjë që të gjithë të flasin për të.

Gjiganti i sulmit kapi për fyti portierin kundërshtar, por për gjyqtarin ishte vetëm karton i verdhë, e të mendosh se në MLS ka VAR… Mbase, Ibra është vetë kampionati amerikan.