Ibrahimovic: Është joshëse të luash në Shtetet e Bashkuara

Zlatan Ibrahimovic duket i interesuar të transferohet në MLS, pas aventurës me Manchester United.

“Nuk e dija se disa lojtarë suedezë kanë shkuar në MLS”, ka thënë Ibrahimovic për Daily Telegraph.

“Kjo do të thotë se është joshëse të luash në Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar ai.

“Los Angeles është qytet i mirë dhe kam qenë atje shumë herë për pushime. Është relaksues. Mendoj se të gjitha janë thashetheme [për të ardhmen time]. Kur luaj dhe kur nuk luaj, janë thjesht thashetheme. Kjo është gjë e mirë, sepse do të thotë se jetoj”, theksoi Ibra./Lajmi.net/