Imri Ahmeti, Vjosa Osmanit: Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individ, nuk është pronë e askujt

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, njëri nga figurat kyçe të LDK-së, pak më parë ka postuar një mesazh që duket t’ia ketë dedikuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e që vjen nga kjo parti.

Deklaratave të Agim Veliut, që po kundërshton tash haptazi,Osmanin, iu është bashkuar edhe Ahmeti

Ai përmes një status në facebook, ka thënë se refuzojnë të hyjnë në vallet personale, të njerëzve që ushqejnë urrejtje e mbjellin klimë përçarëse.

Ai tutje ka thënë se një shtëpi e madhe nuk mund të rrënohet nga individi, duke iu referuar kështu në mënyrë të tërthortë Vjosa Osmanit, e cila për dallim nga parti e saj ishte kundër mocionit të mosbesimit dhe ishte njëra ndër më insistueset që të formohet koalicioni LDK-VV.

Ky është statusi i plotë i tij:

Refuzojmë…

Refuzimin për të hyrë në vallet personale po e kuptoni gabimisht si arenë tuajën për hesape tuajat personale. Borgj ky vend e kjo shoqni nuk i ka askujt që ushqen urrejtje e mbjellë klimë përqarëse. Refuzimi ynë është refuzim ndaj egove tuaja.

Referenca në të kaluarën është paketim i pretendimeve personale. Ju njohim dhe ju pranojmë kontributet tuaj por nuk ju lejojmë të keqpërdorni për interesa tuaja shtëpinë tonë asnjërit. As kujdestarët që bëjnë aktrimin e të fortit e as ata që bëjnë aktrimin e shpëtimtarëve të vetëshpallur nuk mund të na tërheqin në vallen e orkestruar me vegla e dirigjent sipas shijës tuaj.

Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individ, nuk është pronë e askujtë.

Refuzojmë këto lojra, refuzojmë këtë kulturë të diskursit.

Refuzojmë, Refuzojmë…