Infektimi me koronavirus, infermierja: Për 4 ditë, temperatura nuk më ulej

Infermierja nga Lezha, Pashkë Prendi u infektua me COVID-19. Ajo tregoi historinë se si u infektua dhe më pas shërimin në emisionin “Open”.

“Nuk e di si u infektova, apo nga kush. Shkoja çdo ditë në punë si zakonisht. Një ditë kisha temperaturë dhe I thashë doktoreshës që nuk vij dot në punë. Për 4 ditë u trajtova me paracetamol, por temperatura nuk po ulej. Kisha temperaturë 39.

Pastaj filluan edhe simptomat e tjera. Më shtruan në Spitalin Infektiv. Pata vështirësi edhe me oksigjenin duke u futur në frymëmarrje të drejtuar. Pas mjekimit në spital, dy tampon më dolën negativë. Tani ndodhem në shtëpi dhe po vazhdoj mjekimin. Po vazhdoj trajtimin në shtëpi dhe jam e bindur se do ja dal”, tha Prendi në emision.