Iniciativa Rome pas takimit me Kurtin e Osmanin, nuk tregon nëse do ta votojë Qeverinë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d presidentja, Vjosa Osmani, janë takuar sot me përfaqësues të Iniciativës Rome, lidhur me formimin e institucioneve.

Deputeti i kësaj iniciative, Fadil Gashi tha se do të vazhdojnë bisedimet me Kurtin, derisa nuk ka treguar nëse i ka dhënë mbështetje Kurtit për formimin e Qeverisë, raporton EO.

Ata po ashtu theksuan se takimi ishte konstruktiv dhe se beson se do të kenë rezultate pozitive dhe do të punojnë bashkërisht për një program zhvillues për Kosovën.

“Do të flasim sërish me Kurtin, do të vazhdojmë bisedimet…. Kemi pasur takim konstruktiv”, ka thënë ai.