Klinë: 4 persona të lënduar në aksident (video)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot te Ura e Klinës, ku janë përfshirë dy vetura.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku kanë pësuar lëndime katër persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës”, ka thënë Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.

Në pamjet e dërguara në Indeksonline shihet njëra veturë, derisa është krijuar edhe një kolonë e gjatë veturash.