Inter fitoi me vështirësi ndaj Bologna-s, Lukaku hero i ndeshjes (Video)

Inter ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 11-të, kundër Bologna-s.

‘Zi kaltrit’ e Antonio Conte kanë fituar me rezultat 1 – 2, në përballjen me skuadrën e Bologna, ku hero i ndeshjes ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi dy gola, ku golin e fitores e shënoi në minutat shtesë.

Inter e gjeti vetën në disavantazh në pjesën e dytë, kur luhej minuta e 59-të. Ishte Roberto Soriano ai që dërgoi topin prapa shpinës së Handanovic.

Shifrat i barazoi ylli belg i Inter, Romelu Lukaku, i cili tundi rrjetën në minutën e 75-të të takimit.

Fati i takimit u vendos në minutat shtesë, kur Lautaro Martinez fitoi një penallti, penallti të cilën në gol e ktheu Romelu Lukau, për golin e dytë të tij, gol ky që ishte i fitores për Inter.

Bologna mbetet me 12 pikë, për të mbajtur tashmë pozitën e 12-të në renditjen e Serie A, kurse Inter rrit presionin tek Juventus, duke shkuar në 28 pikë për pozitën e parë.

https://streamable.com/gdr41