Interi e deklasoi Lecce-n, Lukaku shënoi në debutim (Video)

Skuadra e Interit e ka mposhtur Lecce-n me rezultat të thellë 4 – 0 në ‘San Siro’, shkruan fokusi.info.

Dominimi i Interit u pa që nga minuta e parë, por rezultati nuk u zhbllokua deri në minutën e 21-të, kur Marcelo Brozovic shënoi një super gol.

Interi arriti ta dyfishonte epërsinë pas tre minutave me një gol tjetër të bukur nga Stefano Sensi.

Inter me paraqitje të mirë vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Sulmuesi i ardhur nga Manchester United, Romelu Lukaku, gjeti rrjetën në minutën e 60-të për të debutuar me gol.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Antonio Candreva, kur në minutën e 84-të shënoi një gol të bukur nga distanca.

https://www.youtube.com/watch?v=zyqq2V7J5WM