Kërkesa e ministrisë për lirim të objektit, reagon AAK: Jemi në shqyrtim të aspektit juridik të kësaj kërkese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se kërkesa e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për lirimin e objektit të këtij subjekti politik bie ndesh me kontratën që të dyja palët kanë bërë për qiranë.

AAK ka deklaruar se Peci po përdor autoritetin e tij si ministër për ta goditur politikisht aleancën.

“Kërkesa e Pecit bie ndesh me nenin 6 të kontratës për arsye se asnjë nga kushtet e cekura në kontratë për ndërprerje të kontratës nuk është përmbushur për ndërprerje të njëanshme. Konsiderojmë që Peci po përdor autoritetin e tij si ministër për ta goditur politikisht aleancën, pikërisht kur po hyjmë në vit zgjedhor. Ne duke ndjekur të drejtën tonë”.

“Sot e kemi pranuar kërkesën nga Ministria e Bujqësisë për ndërprerje të njëanshme të kontratës së lidhur më datë 20.11.2023 për periudhë 3-vjeçare për shfrytëzim të objektit. Jemi në shqyrtim të kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të ju njoftojmë për veprimet e radhës”.

“Sot e kemi pranuar një kërkesë nga Ministria e Bujqësisë për shkëputjen e njëanshme të kontratës së qirasë e cila është nënshkruar më datë 20.11.2023, sipas kushteve të parashtruara nga vetë Ministria. Jemi në shqyrtim të aspektit juridik të kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të ju njoftojmë për veprimet e radhës. Për korrektësi, bashkëngjitur gjeni kontratën e lidhur mes AAK-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, e përpiluar nga vetë ministria, për shfrytëzim të objektit”, thanë nga AAK-ja.