Ish-deputeti i AAK-së: Me ditë Thaçi e Veseli se Qeveria Kurti duhet me qenë ata që duhet t’i shpëtojnë, sonte ata thonë që duan burg përjetë

Reagime të shumta ka pasur lidhur me garacin e institucioneve të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ofrimi i garancisë nga shteti për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte, nuk është çështje e rregulluar juridikisht.

Por se a do të ofrojë garanci Qeveria për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët, Haxhiu ka thënë se ende nuk e kanë diskutuar dhe ende nuk kanë marr ndonjë propozim nga mbrojtja e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

Ndërsa, ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj tha se Qeveria Kurti është e pafuqishme, dhe se po ta dinte Hashim Thaçi e Kadri Veseli se Qeveria Kurti duhet t’i shpëtojnë ata, ish-krerët e UÇK-së sonte thonë që duan burg përjetë.

“ Jam i bindur që me ditë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli se Albin Kurti dhe Donika Gërvalla duhet me qenë ata që duhet ti shpëtojnë ata, sonte ata thonë që burg përjetë duam. E dinë ata që këta janë të pafuqishëm për të bërë diçka, si dhe këta janë kundërshtarët e tyre kryesorë”,tha Demalijaj në ATV.