Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-deputetja e PDK-së Safete Hadërgjonaj, është ftuar nga Gjykata Speciale, në Hagë, për intervistim në cilësinë e dëshmitares.

Ajo do të intervistohet, më 19 shtator.

Siç ka konfirmuar Hadërgjonaj, ajo do të intervistohet për periudhën 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 200.

Hadërgjonaj ka deklaruar se gjatë periudhës së luftës nuk ka pasur funksion të rëndësishëm, por se ka dhënë kontributin e saj në shumë procese të asaj periudhe.