Ish-kandidatja e VV-së për deputete i kërkon Albin Kurtit të bëj koalicion me Kadri Veselin

Ish-kandidatja e Vetëvendosjes për deputete, Majlinda Bregasi, i ka bërë thirrje Albin Kurtit të bëhet bashkë me ish shefin e SHIK-ut Kadri Veselin për të qeverisur me Republikën.

Bregasi ka thënë se VV bashkë me PDK-në e çojnë LDK-në në pension. Simpatizantët e Albin Kurtit kanë nisur të shprehen publikisht pro një koalicioni VV-PDK. Kështu, Majlinda Bregasi, një ish-kandidate për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, ka nisur të bëjë fushatë për një koalicion ndërmjet Albin Kurtit dhe Kadri Veselit. Kandidatja e VV’së që kishte marrë mbi 1 mijë vota në zgjedhjet e 2014-ës ka thënë se Partia e Albin Kurtit me një koalicion me PDK-në do ta çonte LDK-në në pension.

Kur nuk ka marrëveshje, ka diplomaci. LVV duhet të veprojë si FITUES, jo të shantazhohet nga pazaret e shpifura në këtë moment krize. Një koalicion me PDK do të thotë cuarje në pension të LDK-së”, ka shkruar Bregasi në Facebook.