Ish-këshilltari i Thaçit tallet me politikat sociale të Kurtit: Rriti edhe pak Albin

Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka komentuar premtimet e liderit të VV-së, Albin Kurti që kanë të bëjnë me politikat sociale të tij dhe partisë së tij.

Behramaj ka ironizuar me këtë fakt, duke thënë se aktualisht, qeveria ndanë 85 euro për çdo krerë të lopëve dhe buallicave, e nga 20 euro për çdo krerë të deleve e dhive.

“Rriti, rriti edhe pak Albin, mos i jep menjëherë argumente opozitës që t’i zhvlerësojnë politikat e tua sociale!”, ka shkruar Behramaj.

Postimi i plotë i tij:

Për Kurtin, politikë sociale qenka të ndajë nga 20 euro për çdo fëmijë nën 2 vjeç dhe nga 10 euro për çdo fëmijë mes moshës 2 deri 16 vjeç.

Ndërsa, aktualisht, Qeveria ndan nga 85 euro për çdo krerë të lopëve dhe buallicave, nga 20 euro për çdo krerë të deleve e dhive (kopetë e këtyre të fundit arrijnë deri në mbi 1 mijë krerë vetëm të një pronari). Madje, edhe për çdo therje të gjedhit në thertore të licencuara, Qeveria aktualisht ndan nga 75 euro për krerë.

Rriti, rriti edhe pak Albin, mos i jep menjëherë argumente opozitës që t’i zhvlerësojnë politikat e tua sociale!