Ish-kryetari i VV-së Visar Ymeri në 13 vjetorin e vdekjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt thotë se asnjë person nuk është dënuar për një krim të tillë.
“As sot e kësaj dite asnjë person nuk është dënuar. As dorasit. As urdhërdhënësit”
“Do të duhej të vinte dita edhe për ta. Për drejtësinë në rastin e Monit dje Arbenit. Për drejtësinë në rastin e plagosjes së 80 demonstruesve tjerë” shkruan Ymeri në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
13 vjet pas vrasjes së Arbenit dhe Monit shumë gjëra kanë ndryshuar. Përveç padrejtësisë. As sot e kësaj dite asnjë person nuk është dënuar. As dorasit. As urdhërdhënësit.
Do të duhej të vinte dita edhe për ta. Për drejtësinë në rastin e Monit dje Arbenit. Për drejtësinë në rastin e plagosjes së 80 demonstruesve tjerë.