Parashikimi i motit

Në Kosovë sot është rikthyer moti i nxehtë.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë celsius.