Ish-themeluesi i UÇK-së tregon se a ishte Adem Jashari pjesë e LPK-së apo LDK-së

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, njëkohësisht lider i BDI-së, ka folur lidhur me rrethanat në të cilat është themeluar kjo ushtri.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për komandantin Adem Jashari.

I pyetur se a ishte Adem Jashari pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës apo Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ahmeti thotë se Jashari i takonte LPK-së.

“Ademi ka qenë pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës, mirëpo Hamza ka qenë në partinë Parlamentare nëse nuk gaboj”, potencoi lideri i BDI-së në emisionin n’Demos.

Tutje ai ka folur edhe për grupet e armatosura, konkretisht për atë të Sali Çekajt, ku tha se kanë pasur dijeni për atë grup, dhe bashkë me të dhe Agim Ramadanin kanë mbajtur takime të përbashkëta në Gjermani.