Ismajli në formacionin e javës në Kroaci

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, vijon të bëjë paraqitje të shkëlqyera me ekipin nga Spliti, që pak muaj më parë luftonte për mbijetesë, ndërsa tani sheh se mund të arrijë një vend në Kupat e Europës.

Një meritë për këtë ka padiskutim dhe Ardian Ismajli, i cili me paraqitjet e tij ka krijuar siguri në prapavijën e Hajdukut. Nuk kanë munguar vlerësimet e herë pas hershme për të, duke u përzgjedhur shpesh në formacionin e javës.

Fitorja e Hajdukut në fundjavë, i ka dhënë përsëri mundësinë Ismajlit të jetë në formacionin e javës në Kroaci. Qendërmbrojtësi është përzgjedhur në 11-shen më të mirë të ekipeve kroate, pas paraqitjes së shkëlqyer që ka pasur me Hajdukun.

Vlerësimi për të është ky: “Karriera e këtij të riu është në ngjitje. Është kthyer titullar te kombëtarja shqiptare ndërsa te Hajduku, që me mbërritjen e trajnerit të ri, është kthyer në pikën më të fortë të mbrojtjes. Këtë javë mbylli në mënyrë brilante sulmuesin Bruno Savi te Istra”.