Rashica asiston, Vitesse merr tri pikë

Milot Rashica është rikthyer me formën më të mirë tek ekipi i Vitesses.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, ka dhënë menjëherë një asist në ndeshjen e parë në kampionatin holandez, në ndeshjen kundër Spartës së Roterdamit.

Ndeshja përfundoi vetëm me këtë gol, të shënuar në minutën e 64-të. Kjo fitore e ngjit Vitessen në vendin e 7-të në klasifikim, me 27 pikë.