Italia në finale të Evropianit

Italia ka kaluar në finale të Euro 2020.

Skuadra e drejtuar nga Mancini mposhti Spanjën me rezultat 4-3 nga ekzekutimi i penalltive.

Ndeshja e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi me rezultat 1-1.

Golat u shënuan nga Cheisa në minutën e 60-të dhe Morata në minutën e 80-të.

Në finale, Italia do të takohet me fituesin e ndeshjes Angli – Danimarkë.