Izet Haxhia dënohet me 21 vjet burgim për vrasjen e Azem Hajdarit

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia është shpallur fajtor për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari

Në vendimin e gjykatës, thuhet se Haxhia u shpall “fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.Penal, dënimin e tij me 21 vite burgim”.

Ai do ta kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjykata thotë se atij do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit të tij në arrest në burg, si dhe duke vuajtur dënimin.

Kujtojmë se dy vite më parë, pra pas 22 vitesh, vrasja e deputetit Azem Hajdari u rigjykua nga e para në dhomën penale në Tiranë.

Shkak u bë kërkesa e Izet Haxhisë, i cili kërkoi të përballet në gjyq me dëshmitarët, mes tyre ish- kryeministrin Sali Berisha, për të hedhur dritë sipas tij me të vërteta të pa bëra publike më herët në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit.

Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Që nga 2018 Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj tij kanë qenë të panumërta./TCh