Ja e vërteta e ndalimit të Stresit nga Policia në Prishtinë, jo se ka aksidentuar një këmbësore (video)

Gjatë ditës së sotme është raportuar se reperi nga Shqipëria, Stresi , është ndaluar nga policia pasi po endej me veturë nëpër Prishtinë.

Vetura e tij është ndaluar nga Policia e Kosovës për kontroll, gjatë paradites te vendi i ashtuquajtur “Qafa” në kryeqytet.

Duket se Policia po zhvillonte një kasion të rregullt policor, teksa gabimisht disa media kanë raportuar se reperi ka aksidentuar një këmbësore në zebra me veturën e tij.

Ndërkohë, demantimin e këtij lajmi e ka bërë vet reperi përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku ka treguar se si në të vërtetë ka rrjedhur ngjarja.