Ja kur pritet të takohen VV dhe LDK

Para se të kalojë afati kohor për Lëvizjen Vetëvendosje nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me ofertën që këta të fundit ia kanë bërë VV-së, dy palët pritet të takohen edhe njëherë gjatë kësaj jave.

Nnënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci tha se deri në fund të kësaj jave mund të ndodhë një takim mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për shqyrtimin e ofertës së LDK-së.

“Nuk e di nëse nesër do të ketë takim por deri në fund të javës mund të ndodhë ndonjë takim”.

Tutje nga Lëvizja Vetëvendosje sot kanë konfirmuar se Glauk Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit.

Nga kjo parti kanë thënë se kërkesa e LDK-së për dorëheqjen e Konjufcës nga i pari i Kuvendit, është e papranueshme.