Ja kush do ta shoqërojë Abdixhikun në takimin me Kurtin e Osmanin

Lumir Abixhiku nga LDK, ka folur për takimin që pritet të mbahet të premten me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Ai në T7 ka thënë se në këtë takim do të shkojë me Kujtim Shalën.

“Në takimin e së premtes, i cili është konfirmuar tashmë, do të shkoj me z. Kujtim Shala”, ka thënë Abdixhiku.

Kujtojmë se deri më tani kreu i VV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë takuar shumicën e krerëve të partive politike në vend, përfshirë këtu edhe pakicat.