Plagoset një person në Fushë Kosovë

Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për “Indeksonline”.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin .