Ja kush janë personat e arrestuar për shitblerje të votës

Tre serbë dhe një shqiptar u arrestuan mbrëmë në Kllokot për shitblerje të votës. Burimet e IndeksOnline thonë se shqiptari kishte renë dakord që ta shes votën për Listën Serbe.

Të arrestuar janë: Arandjel Dejanovic, (djali i kryetarit të komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq), Aleksander Trajkovic me nofken “Kushner” (djali i kandidatit për asamble komunale të Kllokotit, Trajan Trajković), Milan Kulic dhe Xhemajl Beqiri.

Ata u kapen në flagrancë nga Policia e Kosovës derisa po bënin pazar për votë ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Ata dyshohet me bazë se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së.