Ja sa do të jenë pagat për të punësuarit në ndërmarrjet publike nga 1 dhjetori (tabela)

Pagat e atyre që punojnë nëpër ndërmarrje publike do të ndryshojnë me hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat në sektorin publik, më 1 dhjetor.

“Nivelet e pagave të punonjësve të tyre të caktuar nga Qeveria, brenda koeficientit
minimal 1 dhe koeficienti maksimal 7, sipas vlerës se koeficientit të përcaktuar me
nenin 23 paragrafi 1. të këtij ligji”, shkruan në ligj.

Koeficienti për këtë vit buxhetor është 239 dhe pagat në këto ndërmarrje do të jenë varësisht nga ky koeficient. Nëse një punëtorë e ka koeficientin 1, ai do ta ketë pagën 239 euro, e nëse ai e ka koeficientin maksimal 7 ai do ta ketë pagën 1673 euro.

Ndërsa për ndërmarrjet publike, veprimtaria e të cilave është me humbje, ose që subvencionohen nga shteti, Qeveria e Kosovës, me propozim të Komisionit ndërministror për ndërmarrje publike miraton, me akte të veçanta, nivelin e pagave dhe të shtesave për performancën e punonjësve të tyre.

Në paragrafin 3 të këtij neni, Komisioni Komunal i Aksionarëve, për ndërmarrjet publike, me kapital mbi 50 përqind të zotëruar nga komunat, cakton nivelet e pagave të punonjësve të tyre, brenda koeficientit minimal 1 dhe koeficientit maksimal 5.

Njësia për monitorimin e ndërmarrjeve publike e cila është në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ka dërguar një letër në adresë të ndërmarrjeve publike të Kosovës në lidhje me implementimin e Ligjit për Pagat në sektorin publik.

Pagat në Koorporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe për ndërmarrjet e tjera të përfshira në nenin 27, paragrafi 1.1, të Ligjit për Pagat do të duhej që nga 1 dhjetori të dukeshin kështu:

Ja pjesa e Ligjit për Pagat, Kapitulli për Ndërmarrjet Publike: