Janjiq: Në dialog pritet të përfshihet edhe Rusia

Dushan Janjiq nga Forumi i Marrëdhënieve Etnike ka thënë se mund të krijohet një format i ri i dialogut Beograd-Prishtinë, ku do të përfshiheshin edhe akterë të tjerë, pa përjashtuar as Rusinë.

Në një prononcim për Politico, ai tha se përveç të dërguarit të SHBA’së, Matthew Palmer, është e mundur të jetë edhe një përfaqësues i përbashkët i Gjermanisë dhe Francës.

“Të gjithë ata, si Palmer, do të jenë të dërguar të veçantë për Ballkanin Perëndimor rreth dialogut Beograd-Prishtinë, ku do të marrin pjesë në seanca, por kryenegociatori do të jetë personi i caktuar nga BE në vend të Federika Mogerinit. Ka shumë mundësi të jetë edhe Laszlo Trochani, Komisioner për Zgjerim , por kjo nuk është vendosur ende’’, ka thënë Janjiq,transmeton Periskopi..

Ai njoftoi edhe për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në dialog.

“Një nga opsionet është të kesh një sekretariat të veçantë, i cili gjithashtu do të përfshijë Rusinë me përfaqësuesin e saj’’, përfundoi Janjiq.