Jashari: Grevën nuk e deshëm, por ishte e domosdoshme

Greva sot shënon ditën e dytë të saj. Sindikalistët presin nga qeveria ndonjë veprim që do të zgjidhte kërkesat e tyre, sipas tyre, legjitime, që 1 shtatori të nis pa probleme.

Kështu, kryetari i SBASHK-ut, Rrahamn Jashari, i cili është edhe prijës i grevës, tha se grevën nuk e deshëm, por ishte e domosdoshme për të realizuar kërkesat tona dhe kemi bërë të ditur me muaj të tërë, ndërsa Qeveria, në vend që të merret me kërkesat tona, ajo po paralajmëron se do t’ua pezullojnë pagat të gjithë pjesëmarrësve në grevë.

“Kjo grevë është paralajmëruar me muaj të tërë”, theksoi Jashari në RTK.

Ndërsa foli për, siç tha ai, shtesën për 100 euro, Jashari shtoi se nuk kjo është kërkesë kyçe e jona, por kërkesë gjatë rrugëtimit që të zbusim sado pak jetesën e rëndë, derisa të miratohet ligji për pagat, që nuk është vetëm për SBAHKU-n, as për të shërbyesve civilë, por për të gjithë.

Më tej Jashari përmendi një deklarim nga përfaqësuesi qeveritar që për grevistët u konsiderua si frikësim.