LDK në Podujevë reagon ndaj Bulliqit: Llapjanët i dinë të palarat e tij

Dega e LDK-së në Podujevë, dega më e madhe e partisë në Kosovë, ka reaguar ndaj pohimeve të Bulliqit lidhur me arsyjet e largimit të tij nga partia, dhe gjuhës së tij, të cilën e quajnë “të nivelit të rrugës, e asesi jo të një intelektuali”.

“Ishte interesi, e jo ‘diktati e tradhëtia’ në veçanti tani kur ka hyrë në koalicion qeverisës me mu atë parti, liderin e së cilës e akuzon me gjuhën e nivelit të rrugës, e asesi jo të një intelektuali!’, thotë LDK në reagimin e tyre ndaj Bulliqit, i cili në një letër të ashpër ndër tjerash po thoshte se demarkacioni ishte një nga arsyjet e largimit të tij nga LDK.

LDK ia kujton Bulliqit që në LDK, madje edhe në pozita të larta, ende qëndrojnë individë të cilët e kishin kundërshtuar demarkacionin.

LDK thotë se përmes shpifjeve të ulëta, Bulliqi po tenton të arrijë postin kryetarit të Podujevës. “Por, gjithçka përfundon në nivel dëshire për të, sepse më mirë se kushdo tjetër llapjanët i dinë të palarat e tij”, thotë LDK në reagim.

Ndryshe, Kosova e kishte humbur trenin për liberalizimin e vizave qysh në vitin 2018. Kështu kishte thënë edhe raportuesi i Parlamentit Evropian, Igor Soltes, pas dështimit të vendit për zgjidhjen e cështjes së demarkacionit me Malin e Zi, të cilin Bulliqi e kundërshtonte ashpër.

Përvec shpifjeve, në në këto zgjedhje të jashtakonshme Bulliqi është akuzuar edhe për ‘shantazhim’ dhe ‘kërcënim’.

Nexhmi Rudari, kandidati i LDK-së për të parin e komunës, kishte sjellur fakte me vete dhe duke u bazuar në shumë raportime, gjatë një debati televiziv po akuzonte Bulliqin për shantazhim dhe kërcënim të vazhdueshëm të votuesëve të LDK-së, partia nga e cila ai ishte larguar për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

E pikërisht gjatë fushatës zgjedhore, pak kohë pas raportimit të LDK-së, edhe një qytetar po raportonte për kërcënim dhe shantazhim nga Bulliqi.

Ai tregonte edhe se si Bulliqi nuk ishte kursyer, duke ‘ofenduar atë me nënë’ dhe duke iu kërcënuar se ‘do ta ngrehë zhag’.