Joshua pranon të sfidën e Tyson Fury-t, ja kur mund të zhvillohet dueli i madh

Pasi mori pak kohë për t’u rikuperuar psikologjikisht pas humbjes përballë ukrainasit Oleksandr Usyk, Anthony Joshua e pranoi sfidën me Tyson Fury-n, transmeton supersport.al. Kampioni i botës në peshën e rëndë WBC së fundmi e sfidoi publikisht Anthony Joshuan për të mbrojtur në duel për gjerdanin e artë dhe sipas informacione të fundit ky propozim është pranuar.

Palët kanë rënë dakord që përfitimet të ndahen 60 me 40. Ekipi i Tyson Fury-t kërkoi që dueli të zhvillohet më 12 nëntor, po Joshua kërkon një muaj më shumë kohë për t’u rikuperuar. Ai synon që përballja të zhvillohet më 17 dhjetor. Ekipi i Fury-t ka reaguar duke i vënë ultimatum se duhet të pranoj 26 nëntorin ose 3 dhjetorin, ndryshe dueli nuk zhvillohet.