Lirim Kastrati shënon për Dinamo Zagrebin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve

Lirim Kastrati ka shënuar golin e parë për Dinamo Zagrebin.

Talenti i Kosovës, ka arritur të gjejë golin në ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve, në fanellën e gjigantit kroat.

Kastrati shënoi në minutën e 78′ në ndeshjen ndaj Cluj.

Ndeshja mes Cluj dhe Dinamos ka shkuar në vazhdime, me rezultat 2:2. Kurse, pas ekzekutimit të penalltive, Dinamo Zagreb u kualifikua tutje.

Ja goli i Lirim Kastratit: