Ju dha lamtumira e fundit Hamëz dhe Lirim Nezirajt

Sot, në fshatin Dobidol të Rahovecit, me nderime ushtarake është bërë varrimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Hamëz Neziraj dhe të birit, Lirimit, të cilët vdiqën brenda pesë ditëve në Cyrih.

Siç u raportua ditë më parë, Lirimi 20 vjeçar, i cili vuante nga epilepsia dhe autizmi, ka humbur jetën i goditur nga treni, në afërsi të banesës ku jetonte familja e tij si azilkërkues. Vetëm pesë ditë më vonë, nga sulmi në tru, ndërroi jetë edhe babai i tij, Hamza, 52 vjeçar.

Familjarët thonë se vdekja e tij erdhi nga pikëllimi që i shkaktoi humbja e të birit.

Për shkak të statusit të azilkërkuesit që kanë, asnjëri nga pjesëtarët e familjes së ngushtë që jetonin në Zvicër, nuk pati mundësi të ishte i pranishëm në varrimin e më të dashurve