“Ka dëmtim pas kokës” Mjeku flet për gjendjen shëndetësorë të fëmijës që ra nga dritarja makinës

Fëmija 5-vjeçar që ra nga xhami i pasëm i makinës së babait të tij, është në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra. Raportohet se vogëlushi është futur në reanimacion, pasi ka marrë dëmtime në pjesën e pasme të kokës.

“Gjendja e fëmijës është praktikisht e rëndë si pasojë e një traume. Pa koshiencë, ishte gjendur nga qytetarët në rrugë. Kishte plagë në pjesën e pasme të kokës dhe me çrregullime të frymëmarrjes. Është në egzaminime në vazhdimësi. Për momentin është në reanimacion. Është herët me fol, se paraqet shenja. E sollën qytetarët të rrëzuar. Nuk kishin as informacion për të. Është paraqitur edhe i ati i cili na ka thënë se ka rënë nga xhami i pasmë. Dëmtimin fëmija e ka pas koke’ tha Shefi i Urgjencës, Astrit Lahi.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 17:25 pranë vendit të quajtur Ura e Bardhajve, ndërsa babai i 5-vjeçarit, Hilmi Kurtaj, deklaroi se nuk e ka ndjerë kur i biri i ka rënë nga makina dhe ka vijuar udhëtimin bashkë me tre fëmijët e tjerë të tij.

Vogëlushi është gjetur nga një shofer i rastit, i cili e ka dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës me plagë të shumta.