Ka filluar seanca e Kuvendit

0
212

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë hapjen e seancës së jashtëzakonshme e cila ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Ai ka thënë se nëse sot nuk kalon demarkacioni, atëherë për 90 ditë kjo çështje nuk kthehet në Kuvend.

“Jemi në fillim të seancës së jashtëzakonshme dhe na duhen 2/3 e të pranishmëve. Ju ritheksoj një fakt që seanca është për interesin e gjerë qytetarë që ka të bëj me liberalizimin e vizave. Nëse nuk kalon me 2/3, 90 ditë Kuvendi nuk ka të drejtë të kthej të njëjtën çështje në diskutim, e i bije që vazhdojmë me avazin e njëjtë. 93 deputetë janë në sallë, qëndrimi politik është i partive dhe kërkoj deklarimin e partive.