Shembet rruga te Pallati i Drejtësisë, policia e bllokon kalimin

Për shkak të reshjeve që tash e dy ditë po mbretërojnë në Kosovë, një pjesë e vendit ka pësuar dëme nga shiu.

Njëjtë ka ndodhur edhe sot në një rrugë në kryeqytet saktësisht afër Pallatit të Drejtësisë.

Një pjesë e rrugës është shembur, derisa policia ka bllokuar kalimin.

Policia e Kosovës ka bllokuar për kalim një rrugë afër Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, pasi që e njëjta është shembur për shkak të reshjeve të shiut.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Express në Policinë e Kosovës, derisa është bërë e ditur se policia ka dalë për ridrejtim të trafikut.