Ka mbi 1500 viruse vdekjeprurëse/ Dalin pamjet nga brenda laboratorit kinez të vënë nën akuzë (Video)

Pamjet e rralla tregojnë shkencëtarët që kryejnë punime kërkimore në një laborator virusesh në Wuhan pasi kreu i ekipit pretendoi se ‘nuk ka asnjë mënyrë’ që koronavirusi Covid-19 të ketë origjinën nga ky laborator.

Instituti i Virologjisë në Wuhan, i cili mban më shumë se 1.500 lloje të viruseve vdekjeprurëse, është bërë qendra e polemikave mes krizës globale.

Teoritë të ndryshme pohojnë se virusi rodhi nga laboratori, i cili është i vetmi në Kinë me nivelin më të lartë të biosigurisë së P4.

Një video e lëshuar nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV në shkurt ofron një paraqitje të shkurtër në institut.

Laboratori prej 34 milion dollarësh është i lidhur me Akademinë e Shkencave Kineze. Ndërtesa përfundoi në 2015 dhe u hap zyrtarisht në 2018.

Në klip, një studiues, i quajtur Zhang Huajun, demonstron se si ai dhe një koleg i tij vendosin dy shtresa të rrobave mbrojtëse dhe kalojnë pesë dhoma me ajër të sterilizuar përpara se të hyjnë në pjesën thelbësore të laboratorit.

Thuhet se laboratori ka tre dhoma testimi, dy dhoma për ruajtjen e kafshëve, një bankë me viruse dhe një dhomë për shpërndarjen e kafshëve. Njëzet e katër shkencëtarë mund të punojnë atje në të njëjtën kohë.

Studiuesi Zhang tha se ndërtesa ishte projektuar në atë mënyrë që ajri mund të rrjedhë vetëm në laborator nga jashtë, dhe jo anasjelltas, për të parandaluar rrjedhjet e viruseve

Presidenti amerikan Donald Trump tha javën e kaluar se Uashingtoni po heton nëse koronavirusi fillimisht u kaloi njerëzve aksidentalisht gjatë eksperimenteve me lakuriqët në laborator.

 

Kina këmbënguli që OBSH nuk ka gjetur prova se koronavirusi Covid-19 ishte bërë nga njeriu.

Dr Yuan Zhiming, nënkryetari i Institutit të Virologjisë Wuhan, hodhi poshtë akuzat gjatë një interviste për mediat shtetërore gjatë fundjavës, qëndrim i njëjtë me atë të qeverisë kineze.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ky virus të vinte nga ne,” i tha Dr Yuan, televizionit shtetëror kinez në gjuhën angleze.

“E di që është e pamundur,” shtoi ai.