Kadetët e rinj të policisë nënshkruajnë kontratat

446 kadetët e rinj të gjeneratës së 55-të të Policisë së Kosovës kanë nënshkruar kontratat.

Kjo gjeneratë do të fillojë trajnimet për zyrtarë policorë me datë 11 nëntor, në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri.

Nënshkrimi i kontratave nga kadetët do të vazhdojë edhe nesër në intervalet e njëjta kohore, njofton Policia e Kosovës.