Kadri Veseli ia thotë të vërtetën Ramush Haradinajt dhe e quan të pasinqertë, ja për çka

Nuk janë të sinqertë ata që flasin se nuk do ta heqin taksën, atë do ta bëjnë që ditën e parë, këtë deklaratë e ka dhënë kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike, Kadri Veseli.

“Nuk janë të sinqertë ata që flasin, po ju mashtrojnë edhe mos ju besoni. Taksën do ta heqin ditën e parë dhe pa dinjitet”, ka thënë Veseli në Klan Kosova, transmeton komenti.info.

Ai tha se do ta vazhdojë projektin e nisur të taksës me amerikanët.

“Kam me e mbajtur atë projekt sepse e kam filluar me amerikanët. Jam njeri i këtij vendi dhe jam këtu nuk dua të ma mashtrojë askush popullin tim. Po e manipulojnë popullin vetëm për disa vota. Kur ne ulemi bashkë ata e ulin kokën”.

Me këtë rast ka aluduar tek ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili është kandidat për kryeministër nga AAK-ja dhe deklarohet se nuk do ta heqë taksën pa njohje nga Serbia.