KEDS/KESCO nuk janë të interesuar të fusin në fatura taksën e RTK-së

KEDS dhe KESCO kanë mësuar nga mediat fillimisht se ekziston, pastaj që ka kaluar në lexim të parë projektligji për RTK-në ku parashihet që taksa të inkasohet nga kompania.

“KEDS dhe KESCO nuk dëshirojnë në asnjë rrethanë të interferojë në punën dhe vendimet e deputetëve. Por, meqenëse është apostrofuar emri i kompanisë si përfituese nga ky projektligj, ne e bëjmë të qartë se nuk kemi asnjë përfitim nga ajo taksë”, thuhet në deklaratë.

Për më tepër, duke e ditur se KEDS dhe KESCO janë kompani të rregulluara nga Zyra e Rregullatorit të Energisë (ZRRE) dhe ky institucion është i themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe i jep përgjegjësi këtij institucioni, kërkojmë nga të gjithë deputetët dhe partitë parlamentare që para se të dalin me konstatime se KEDS përfiton dicka nga kjo taksë, të marrin informacione nga ky institucion.

Çdo kompani e rregulluar, pra edhe KEDS dhe KESCO i kanë të Hyrat Maksimale të Lejuara, sikurse edhe fitimin e rregulluar, pra janë të përcaktuara strikt nga ZRRE.

KEDS/KESCO sqaron për opinionin se janë të fokusuara vetëm në cështjet e energjisë elektrike, përkatësisht distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike dhe në asnjë aktivitet tjetër që interferon operimet tona.

Pra, KEDS/KESCO nuk janë të interesuar të fusin në fatura as taksën e RTK.