Keni tejkaluar afatin 90 ditor në Greqi? Çfarë duhet të bëni që të mos penalizoheni

Ambasada greke njofton se personat duhet të kenë me vete:

1- Pasaportë të vlefshme

2- 2 fotokopje të pasaportës

3- Dy fotografi tip pasaporte

4- Kërkesën për shtyrje afati të qëndrimit në zonën Shengen (plotësohet pranë sportelit)

5- Deklaratë e personit që siguron strehim (plotësohet pranë sportelit)

6- Lejen e qëndrimit dhe pasaportën, ose kartën greke të identitetit të personit që garanton shpenzimet.

7- Vleren monetare prej 50 euro për ditë qëndrimi të personit të interesuar (vlera e parave vetëm tregohet dhe nuk përbën garanci dhe nuk mbahet në asnjë rrethanë prej autoriteteve)

8- Dokument që vërteton vendin e banimit të garantuesit (fletën e zyrës së financës E3).

9- Sigurim shëndeti në udhetim (pranohet edhe në email)

10 -Një numer telefoni ose email për kontakt emergjence.

Policia sqaron se rastet verifikohen një nga një dhe personi i interesuar njoftohet prej autoriteve direkt ose brenda 24 orëve për ecurinë e kërkesës së tij. Autoritet greke besojnë se në vend ndodhen të izoluar dhe pa mundësi të largohen, më shumë se 5000 shtetas shqiptarë./fiks.al