Kërkimet për dy gra vazhdojnë në lagjen nr.6 në Durrës

Ekipet franceze dhe ato izraelite po punojnë për nxjerrjen e dy grave të mbetura nën rrënoja në lagjen nr 6 në Durrës.

Në momentin e tërmetit në orën 15:45 ekipet izraelite kanë qenë brenda ndërtesës duke rrezikuar seriozisht jetët e tyre. Për disa minuta kërkimet u ndërprenë për të rifilluar sërish.

Ndërkohë është raportuar se nën rrënoja gjenden aktualisht mbi 20 persona.