Kërkohet shkarkimi i zv/sekretarit të Ministrisë së Financave

Front Online sot ka siguruar një dokument, në të cilin zv. sekretari i ministrisë Financave, Enis Spahiu ka kërkuar që të gjithë ata që i janë bashkuar grevës të pezullohen nga paga.

Lidhur me këtë, ka shkruar juristi Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se BSPKA-ja dhe SBASHK-u me këtë tash duhet grevës t’i shtojnë edhe një kërkesë tjetër.

Shkarkimin e Spahiut nga detyra.

Sipas Smakiqit, grevat janë të garantuara me nenin 27 par.4 të Ligjit Për Organizimin Sindikal Nr.04/-L-011 punëdhenësit i ndalohet të ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj grevistëve.

Postimi i tij i plotë:

BSPK-ja dhe SBASHK-u duhet shtuar tash kerkesen shtesë për shkarkimin e Zv.Sekretarit te Pergjthshem te Ministrise se Hekuran Muratit Enis Spahiu.

Grevat e puntoreve janë te garanuara me nenin 27 par.4 te Ligjit Per Organzimin Sindikal Nr.04/-L-011 punëdhenësit i ndalohet te ndermarrin masa ndeshkuese ndaj grevistëve.