Këshilltari i Presidentit godet Kapuselën: Libri i juaj, me skenar serb kundër Kosovës

Një ish-zyrtar i misionit evropian për drejtësi në Kosovë (EULEX), Andrea Kapusela ka reaguar ndaj Isa Mustafës në profilin e tij në Twitter, duke thënë se është bashkuar me Hashim Thaçin. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Artan Behramit, këshilltarit të Presidentit të Kosovës.

Ai ka akuzuar Kapuselën se është i lidhur me strukturat kriminale serbe në veri të Kosovës.

“Unë mendoj se përgjigjja për ju është Z. Pieter Feith. Por dikush që është mik me strukturat kriminale dhe ilegale serbe në veri, nuk është mik i Kosovës. Libri juaj është një kopje e mirë e skenarit në Beograd të përdorur kundër Kosovës“, ka shkruar Behrami. Ai më parë po ashtu kishte shkruar se Kapusela është financuar nga një shtëpi botuese serbe dhe financuar nga Qeveria e Serbisë për të shkruar një libër kundër Kosovës.

“Kapusela u shkarkua nga ICO për shpërndarjen e dokumenteve të klasifikuara në strukturat ilegale serbe në veri dhe ka zero besueshmëri dhe morale për të shkruar për Kosovën. Ju duhet të ndiheni të turpëruar për të kaluarën tuaj”, ka shkruar Behrami.