Ky është shefi i grupit parlamentar nga NISMA

Haxhi Shala do të jetë shef i grupit parlamentar të Nismës Sociademokrate.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Shala me anë të një postimi në Facebook.

“Takimi i parë në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës si Kryetar i Grupit Parlamentar Nisma Socialdemokrate”.

“Gjatë kësaj mbledhje u caktua seanca plenare e datës 03.02.2020 për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit u vendos që të hënën në orën 11:00 të mbahet seanca për formimin e Qeverisë.