Këta do të jenë 6 deputetët e koalicionit Nisma-AKR: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Endrit Shala më të votuarit

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku u anuluan votat e ardhura nga Serbia, e të cilat e kthejnë Koalicionin Nisma-AKR në Kuvend, pritet që ky koalicion t’i ketë 6 ulëse.

Fatmir Limaj është më i votuari nga kjo listë me 26 mijë e 14 vota.

Deputeti i dytë më i votuar nga Nisma në kuadër të listës së koalicionit, është Endrit Shala me 6 mijë e 819 vota.

Nga Nisma do të jetë deputet edhe për një mandate Haxhi Shala, i cili ka marrë 6 mijë e 643 vota, dhe deputeti i katërt nga Nisma do të jetë Albulena Balaj-Halimaj, me 4 mijë e 47 vota.

Ndërkaq, nga AKR në Kuvend do të jenë dy deputetë.

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli me 10 mijë e 525 vota, dhe Mirlinda Sopi- Krasniqi me 4 mijë e 79 vota.

Emrat e deputetëve:

Fatmir Limaj- 26014vota (Nisma)

Behgjet Pacolli – 10525 (AKR)

Endrit Shala – 6819 (Nisma)

Haxhi shala- 6643 (Nisma)

Mirlinda Sopi- Krasniqi – 4079 (AKR)

Albulena Balaj- Halimi- 4047 (Nisma)