Këta janë 11 diplomatët e shkarkuar sot nga Gërvalla

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të mërkurën njoftoi për shkarkimin e 11 zyrtarëve të Shërbimit të Jashtëm.

Për shkarkimin e tyre, MPJD-ja tha se ata janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në Shërbimin e Jashtëm.

Demokracia.com i ka mësuar emrat e 11-të të shkarkuarve: Lulzim Rifaj, Blerim Canaj, Adnan Dragaj, Flurim Gashi, Enver Buqaj, Shota Bukoshi, Bahrije Hoti, Mithat Fejza, Petrit Hajdari, Adnan Jakupi dhe Rrahim Morina.

Demokracia.com i ka kontaktuar disa nga këta zyrtarë, të cilët kanë thënë se ende nuk e kanë pranuar vendimin.

Në mesin e të shkarkuarve është edhe Shota Bukoshi, vajza e ish kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, ish bashkëpunëtorit të afërt të Donika Gërvallës.